Statistikat zyrtare nga Policia e Rajonit të Gjilanit, bëjnë të ditur, se gjatë një jave, në këtë rajon të jenë evidentuar 40 raste incidentesh.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 33 persona për veprime të kundërligjshme.
Ndërkaq, kur është fjala për aksidentet e trafikut njoftohet të kenë ndodhur 18 aksidente trafiku, 6 prej të cilave me lëndime trupore, kurse 12 me dëme material.
Ndërkaq, po për të njëjten javë policia ka shqiptuar 783 tiketa gjobitëse për shkelje të dispozitave ligjore në trafikun rrugor