Se edhe themelimin e Këshillave Lokale në komunën e Gjilanit, pushtetarët po e keqpërdorin për interesa politike, duke mos i dhënë prioritet interesit të qytetarëve, tregon edhe dështimi i tubimit zgjedhor për themelimin e këshillit lokal në Livoç të Epërm.
Nga: Shefik Surdulli
Ndonëse ftesës për tubimin e paralajmëruar për të dielen e kaluar, më 30 qershor 2019, në orën 19:00, iu kishin përgjigjur masovikisht qytetarët e Livoçit të Ep. (reth 200 pjesmarrës), tubimi dështoi përshkak të mos pranisë së Komisionit Komunal për themelimin e këshillave Lokale, i cili vet e kishte thirrur këtë tubim.
Nga aktivistët tanë atje, të nëndegës së PDK-së në Livoç të Ep., mësojmë se: arësye e dështimit të këtij tubimi ishte pasiguria e pushtetarëve të LDK-së për ta zgjedhur njeriun e tyre (të LDK-së) të preferuar në këtë fshat.
Qytetarët e Komunës së Gjilanit, janë mësuar, mbase edhe janë ambientuar me këtë papërgjegjësi e me këso lojra të pushtetit, me këto tendenca për të kontrolluar çdo pore të jetës, por më habit fakti tjetër: heshtja e anëtarëve tjerë nga opozita, të cilët janë pjesë e këtij komisioni, të cilët do të duhej të ishin pranë qytetarëve të Livoçit, në atë tubim, të paktën për të dhënë ndonjë sqarim, për këtë dështim.
Sipas rregullores mbi procedurat zgjedhore për themelimin e Këshillave Lokale, pjesmarrësit e tubimit (mbi moshën 18 vjeçare), zgjedhin anëtarët e këshillit lokal (5 – 7 anëtarë). Ndërkaq, nga anëtarët e zgjedhur të Këshillit, anëtari që ka fituar më së shumti vota, është kryetar i Këshillit Lokal.
/autori është anëtar i Kuvendit Komunal – (PDK, Dega në Gjilan)/