17 vjet kur ranë dëshmorët e kombit Enver Bajrami dhe Sherif Jonuzi në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë e Bujanoc. Dy djemtë e lirisë nuk u ndalën edhe pas luftës në Kosovë dhe iu përveshën punës për mobilizimin e radhëve të luftës në Preshevë e Bujanoc.
Edhe pse të rinj, ata i mbante gjallë tradita dhe luftërat heroike të Mulla Idrizit, Gjon Sereçit e shumë patriotëve tjerë për çlirimin e atdheut aty ku flitej shqip.
Për dëshmorët e kombit nuk kishte kufij, e as harta që i ndajnë shqiptarët, andaj edhe ranë për të bashkuar të gjithë pa dallim.
Sot prehen të qetë dy dëshmorët e kombit me lavdinë e tyre që i dhanë kohës dhe hapësirës shqiptare
/Izmi ZEKA/