DYLON

Haziri: Në historinë e Gjilanit, komuniteti shqiptar dhe turk janë vëllezër të një gjaku

Dita e Turqve
Avatar photo Redaksia

Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program të pasur kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız, komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, KFOR-i dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.

EkoHigjiena

“Ardhja e vëllezërve tanë këtu, e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Yıldız, e ministrit, Yakcilar, ambasadores, Kilic, zëvendës ministrit Kader Hysein, bashkqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptar e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pandarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit.

Kryetari Haziri ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.

Nga ana e tij ministri Yakcilar, zv.ministri, Yıldız dhe ambasadorja Kilic, kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Yildiz ka thënë se Kosova është në zemrat e turqëve, është pjesë e fuqishme e politikës së jashtme të Turqisë duke spikatur se vendi i Kosovës është anëtarësimi në bashkësinë ndërkombëtare, në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.