Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të klasifikuar si “Vetëgjyqësi”. Në fshatin Berivojcë të Kamenicës, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në këmbim të një borxhi, i ka marr ankuesit veturën, pa pëlqimin e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, bënë të ditur Policia e Kosovës.