DYLON

Festohet fitorja e Dritës, objektivi i Visarit është aty për t’i memorizuar këto momente

Festohet fitorja e Dritës, objektivi i Visarit është aty për t’i memorizuar këto momente
Avatar photo Redaksia

Intelektualët, mbështetësit e zemrës që i ka skuadra e Dritës, kanë qenë ata që më së shumti iu janë gëzuar triumfit të KF Drita në garat paraeliminatore.

Bardhekaltrit kanë përmbyllur me sukses garën paraeliminatore për t’u kualifikuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi në takimin e parë kishin mposhtur kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma, e më pas, në finale edhe ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Tani i pret përballja me skuadrën suedeze, Malmo, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

EkoHigjiena

E, se si e pa me objektivin e fotoaparatit të tij, këtë gëzim të tifozerisë së Dritës, fotografi i klubit, Visar Beqiri, iu sjellim disa fotografi historike të shkrepura nga ana e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.