Një sondazh i fundit nga Organizata Hulumtuese e Shoqërisë Britanike, ka publikuar rezultatet e sondazhit të realizuar, me temën se a duan Britanikët të dalin nga BE-ja.
Sipas këtij sondazhi 55% e popullsisë britanike tani më dëshirojnë të qëndrojnë brenda BE-së, dhe se shumë persona kanë ndryshuar mendje dhe nuk e kanë menduar se një dalje nga BE-ja do të shkaktonte një krizë të tillë.
Tendencë tjetër që tregon se rezultati mund të ndryshojë po të mbahej një tjetër referendum, është fakti që shumica e personave që nuk kanë votuar në referendumin e vitit 2016, thanë se janë penduar pse nuk kanë votuar për të mbetur brenda bllokut. 56% e personave që nuk kanë votuar në vitin 2016, tani do të votonin për të qëndruar.
Sipas këtyre rezultateve, nëse një referendum do të mbahej sot rezultati do të ishte 55-45 në favor për të mbetur brenda BE-së.