Vendosin rrjeta nëpër pemë, reagojnë banorët

Vendosin rrjeta nëpër pemë, reagojnë banorët

Disa pemë janë mbuluar me rrjeta në disa zona të Anglisë. “Një pamje e tmerrshme, që shkon përtej imazheve të fantashkencës”, e përshkruajnë banorët e nervozuar këtë veprim.

Pemët janë mbuluar nga ndërtues, që të mos lejohen zogjtë e pranverës të bëjnë fole, për të shmangur kështu një ligj që i detyron të mbrojnë natyrën e egër.

Ata që duan t’i presin pemët ose degët për të rimodeluar zonat, e kanë të ndaluar me ligj që të shkatërrojnë foletë e zogjve, sidomos gjatë muajve të pranverës, ndaj nuk mund t’i presin as pemët.

Për këtë arsye, ndërtuesit kanë nisur të vënë rrjeta që të mos lejojnë të vijnë zogjtë shtegtarë të pranverës, si dhe të largohen ata që janë ende aty.

Natyralistët dhe banorët janë zemëruar me pamjen e shëmtuar që është krijuar, por mbi të gjitha për arsyen për të cilën po bëhet, të cilën e quajnë mizore.

KOMENTE