Ikonografia serbe me të cilën ata festojnë betejën e humbur të 28 qershorit 1389, si dhe shfryrjet shoviniste janë çështje e zbatimit të ligjit, i cili parasheh penalizim të atyre që përhapin urrejtje mbi baza etnike, si dhe ekspozimi i kriminelëve të luftës dhe simboleve me anë të të cilave është kryer gjenocid, ka thënë analisti Fadil Kajtazi.
Ai shtoi se këto simbole, dhe vet festimi me 1989 betejës se humbur te 1389, shërbeu si inspirim i turmave serbe për të kryer masakra monstruoze kundër civilëve në Bosnje dhe Kosovë.
Sipas Kajtazit, Kuvendi i Kosovës i cili është shndërruar në arenë të fjalorit banal, duhet të nxjerr ligj të veçantë për këtë çështje e cila është e ngjashme me ligjin gjerman për simbolet e nazizmit dhe për figurën e Hitlerit.
Ai ka thënë se të paktën në raport me boshnjakët dhe shqiptarët, festimi i betejës se humbur serbe të vitit 1389, Serbia millosheviqiane dhe simbolet e saj, vazhdimësia e shtetit serb mbi trashëgimin millosheviqiane, kanë kuptimin dhe janë ekuivalente me simbolet e nazizmit.
“Ndërkohë që Akademia e Arteve dhe Shkencës së Kosovës (që me tepër është shndërruar në akademi të leshit) do të duhej që gjithandej neper botë të organizoj simpoziume dhe debate që shkencërisht ta argumentoj vazhdimësinë e politikes millosheviqiane në drejtim të popujve joserb të Ballkanit”, ka thënë Kajtazi.