Drejtues të Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, të Komunës së Kamenicës kanë bërë me dije se sot furnizimi i qytetit të Kamenicës me ujë të pijshëm është destabilizuar, si rrjedhojë e pëlcitjes së gypit transmetues të ujit Fi- 200 AC.
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Ramadan Basha, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për sanimin e defektit dhe se shumë shpejt furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë funksional.
“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në sanimin e defektit”, ka thënë Basha.