DYLON

Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë

Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan 

NJOFTIM PËR RIPARIMIN E FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË

EkoHigjiena

Të nderuar konsumatorë,

Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e shërbimeve tona, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, po realizojmë rehabilitimin e FPU Velekincë. Ky projekt përfshin riparimin e puseve, zhvillimin e softuerit, riparimin e pajisjeve elektro-mekanike, dhe përmirësime të tjera të rëndësishme.

Për shkak të punimeve që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë në intervale të caktuara gjatë ditëve në vijim, deri më datën 13 shtator 2024.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërprerje të përkohshme, pasi investimet që po realizohen do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt!

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

0800 61 000

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.