Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku kanë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, i cili tha se në takimin e ftuar nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e komunave që udhëheqë PDK, kanë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.
Nga kreu i PDK-së është thënë se është obligim i secilit për t’u angazhuar në rikthimin e besimit dhe shpresës te qytetarët në mundësitë që ofron vendi ynë.
“Kryetari Krasniqi dhe kryetarët e Degëve të PDK-së u dakorduan për nevojën e zgjerimit të komunikimit me të gjithë qytetarët, pa dallim, kudo nëpër Kosovë, për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat që ata kanë, si dhe për të definuar mënyrat e adresimit sa më të mirë e më serioz të tyre”, ka thënë Rashiti i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/