Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan ka vazhduar me reagimet e saja karshi pushtetit në Gjilan duke adresuar kritika të shumta në atë adresë për keqqeverisje.
”Shpenzuan 43 mijë euro për dreka dhe udhëtime zyrtare, por në raportin financiar i paraqesin si kompensim i përfaqësimit brenda vendit, thuhet në komunikatën e radhës së PDK-së, së Gjilanit.
Ja komunikata e plotë:
Shpenzuan 43 mijë euro për dreka dhe udhëtime zyrtare, por në raportin financiar i paraqesin si kompensim i përfaqësimit brenda vendit
Për të mashtruar qytetarin e Gjilanit, qeverisja e VV-së ka manipuluar me raportin gjashtë mujor financiar 2024 duke ndryshuar edhe emërtimin e shpenzimeve. Deri në 2023 emërtimi i kodit ekonomik 14310 ka qenë për dreka zyrtare, ndërsa tani në 2024 të njetin kod e kanë emërtuar si kompenzim i përfaqësimit brenda vendit, “krejt dhe drejtë” me qëllim të fshehjes së së drekava dhe darkave, ku kryetari i Gjilanit bashkë me disa drejtorë të tij që po i shpenzojnë nga 352 euro për ditë pune. Anëtarët e organizatës së VV-së po e hanë piten por po harrojnë se nuk po mund ta fshehin tepsinë.
Pra vetëm për drekat zyrtare nga buxheti komunës janë shpenzuar 29,395 euro, ndërsa për shpenzime të udhëtimeve jashtëvendit kanë shpenzuar mbi 13 mijë euro, pra në total mbi 43 mijë euro shpenzime luksi.
Sikur të punohej vërtet dhe projektet të realizoheshin do të arsyetoheshin edhe këto shpenzime e udhëtime jashtë vendit, por fatkeqësisht janë të kota.
“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka”.