PDK e Gjilanit përkatësisht Komisioni për Shëndetësi, përmes një reagimi bënë të ditur se punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal), që nga muaji tetor I vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore.
PDK bënë të ditur se sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte arrit një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, me afat njëvjeçar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjekësor dhe teknik medicinal.
Enver Murtezi nga Komisioni për Shëndetësi i PDK-së së Gjilanit ka thënë se fillimisht ishte numër më i vogël, i kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjerimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menagjmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.
Sipas tij, aq më keq, për shkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.
“Vlen të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%” thekson Murtezi.
Siaps tij, përderisa, QKMF nga kodi I vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti I ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u jepen pagat që nga tetori I vitit të kaluar.
“Prandaj, kërkojmë nga kryetari I komunës, Lutfi Haziri, që sa më parë ta kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndetësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje”, thotë në këtë reagim, Enver Murtezi në emër të PDK-së së Gjilanit, Komisioni për Shëndetësi