/2L ONLINE/ – “Tani po bëhen dy muaj dhe tenderi për Shërbime Publike nga ana e Komunës së Gjilanit, gjegjësisht kontrata për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ende mbetet e p nënshkruar. Siç dihet, këtë kontratë deri më tani e ka pas Kompania “Eco – Higjiena”, për të cilën, shërbimet i kanë kryer mbi 35 punëtorë. Mos interesimi dhe inferioriteti i Komunës ka shkuar aq larg sa që zyrtarët e saj as që qajn hallin për fatin e kësaj kontrate apo këtyre punëtorëve”.
Kështu thuhet në një reagim të Komisionit për Shërbime Publike të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, e cila vlerëson se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon me neglizhencë e cila shihet se është pengesë për zhvillimin e Kompanisë Eco – Higjiena, e lëre më të mbrojë interesat e punëtorëve në këtë ndërmarrje.
Më tej në ktë reagim thuhet se zyrtarët komunal, nuk është që s’kanë interesa, sepse kur vije në shprehje çështja e punësimeve të familjarëve të tyre, apo mos të flasim për interesa tjera të përfitimeve ekonomike që kanë në këtë ndërmarrje.
“Duke e parë gjithë këtë gjendje rreth fatit të mbi 35 punëtorëve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkon llogaridhënie nga Drejtori I Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi I Drejtoreve nga pjesa Publike, për gjendjen e krijuar dhe pa aftësi totale të tyre për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe kompanisë në përgjithësi” , thuhet n fund të reagimi të Komisionit për Shërbime Publike të PDK-së. /2L ONLINE/