Në Viti u shënua Dita ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit

/2L ONLINE/ – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit, si dhe në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen për parandalimin e kësaj sëmundje gjatë muajit tetor, që njihet ndryshe edhe si muaji kundër Kancerit te Gjirit, është organizuar sot një ligjërate nga Grupi i Grave të Vitise me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”.

Të pranishëm përpos grave pjesmarrëse, ishin edhe strukturat komunale të Vitisë. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu në fjalën e tij ka thënë se përpos detyrës sonë institucionale, kemi edhe përgjegjësi si bashkëshortë e prind që të japim sado pak kontributin tonë në ndërgjegjësimin dhe kontrollin e kancerit të gjirit.

“Vet organizimi i kësaj ligjërate dhe organizimi i marshit, le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontrollë dhe diagnostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kenë efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje. Përmes kësaj ligjërate dhe ecjes nëpër qendrën e qytetit, do të arrijmë që ta përcjellim mesazhin gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët”, ka thënë Aliu.

Ndërsa në emër të organizatorit, doktoresha Xhylsime Qamili, ka vu në spikamë ndërgjegjësimin për pasojat që bartë sëmundja e kancerit të gjirit. Ndër të tjerash, ajo ka përmendur edhe angazhimet institucionale të shëndetësisë, për parandalimin, por edhe mbajtjen në kontroll të pacientëve që diagnostifikohen me sëmundjen.

Për shkaqet, pasojat, si dhe masat që duhet ndërmerren për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, ka ligjëruar dr.sc. Emine Demolli Disha, me që rast edhe i është përgjigjur pyetjeve të të pranishmeve, të cilat i parashtruan interesimet e tyre. Pas kësaj ligjërate, pjesmarrëset kanë marshuar edhe nëpër qendër të qytetit me moton “Vrapo për jetën”./2L ONLINE/



KOMENTE