Aktivistë të nënshtabit zgjedhor të Lagjes së “Zabelit…”, ku gravitojnë nëndegët XXII, XXIII dhe XVIII, të organizuar nga kryetarët: Lulzim Kqiku, përkatësisht Florim Spahiu dhe Florent Buca, u takuan me drejtuesit e SHZ të degës dhe me kandidatët për deputetë të Parlamentit të Kosovës; Ilir Tahiri e Sami Hoxha, ku bashkëbiseduan për mobilizimin e kësaj lagjeje.
“Programi zgjedhor që afron PDK është i pakonkurrencë, përmes së cilit po e gjejnë veten të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndaj edhe po has në mbështetje të madhe gjithandej”, thuhet në komunikatën e PDK-së, Dega në Gjilan.
“Kandidatët Ilir Tahiri e Sami Hoxha, në kuadër te prezantimit të rimëkëmbjes, bënë thirrje për mobilizim të të gjithë strukturave të PDK-së për një fushatë të mirëfilltë demokratike në mbështetje të kandidatëve të Gjilanit. – Programi zgjedhor i PDK-së, është model evropian për zhvillimin e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës, – u tha ndër të tjera në këtë takim të karakterit mobilizues”, thuhet në fund të komunikatës.
.