DYLON

Drita përforcohet edhe me Henry Onoka Austine

Drita përforcohet edhe me Henry Onoka Austine
Avatar photo Redaksia

”Klubi i futbollit FC Drita në vazhdën e përgatitjeve në Antalya ka arritur që me sukses ta mbyll edhe një marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi edhe ky sikurse Esosa ishin në prova me ekipin.

22 vjeçari Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bënë gara në ligën e parë turke”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

“Henry ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin dhe shpresojmë shumë në kontributin e tij në vazhdim të kampionatit”.

“Për mua është knaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”, ka thënë Henry Onoka Austine, njofton klubi bardhekaltër. /2LONLINE.com/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.