Kryetari i PDK-së, Dega në Gjilan, Riad Rashiti, së bashku me Selver Xhelilin dhe Ekrem Kryeziun, morën pjesë në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Clermont të Francës, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse dhe kryetari i saj, Ilir Azemi.
“Me një numër të madh bashkatdhetarësh u diskutuan tema për gjendjen aktuale politike, sociale e ekonomike në vendin tonë, të cilat nga këndvështrimi i tyre shihen si sfida të radhës nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Më tej thuhet se: Diaspora ka qenë përherë faktor i rëndësishëm dhe historikisht kontributdhënës për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës.
“Edhe sot diaspora fuqishëm vazhdon ta ndihmojë Kosovën në të gjitha sferat e zhvillimit, për çfarë jemi mirënjohës dhe përherë falënderues. Bashkëpunimi do të fuqizohet edhe më shumë me njerëz të vullnetit të mirë, për planifikime të përbashkëta në të mirë të atdheut”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së. /2LONLINE/