DYLON

Konkursi Letrar i “Flakës…”: Deri më tash kanë dëshmuar autorësinë e tyre pesë fitues

Konkursi Letrar i “Flakës…”: Deri më tash kanë dëshmuar autorësinë e tyre pesë fitues
Avatar photo Redaksia

Pas shpalljes së rezultateve nga ana e Jurisë profesionale të konkursit anonim letrar, “Flaka e Janarit”, 2024, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha, më 31 janar 2024 si dhe publikimit të tyre nëpër media e portale të ndryshme, deri më tash kanë dëshmuar autorësinë e tyre, pesë fitues.

Autore e poezisë , “Etyd për violonçel”, me shifër “Arbereshja”, që fitoi çmimin e parë, është poetja Naime Beqiraj nga Peja.

EkoHigjiena

Autor poezisë që fitoi çmimin e dytë, me titull, ” “Tenebris Hospes”, me shifër, “Në emër të atit”, është poeti Sabit Bajraktari, nga Suhareka, i cili prej vitesh jeton e krijon në Itali.

Ndërsa autor i poezisë, “Ti nuk e di, prandaj flet “, me shifër “Ezra”, që fitoi çmimin e tretë, është poeti Kadri Mehmeti, nga Skënderaji

Gjithashtu, janë deshifruar edhe dy fituesit e çmimeve për tregim të shkurtër, përkatësisht çmimi i dytë dhe i tretë, ndërsa fituesi i shpërblimit të parë të tregimit, “Në autobus”, ende nuk dihet

Autor i tregimit me titull, “Maria Rosseti”, ( shifra, Gjon – Luigji”, që u shpërblye me vendin e dytë është Hevzi Mustafa, krijues nga Gjilani,

E, autore e tregimit “Hija”, me shifër “Kënga e shiut” , që fitoi vendin e tretë, është krijuesja nga Burreli, Linditë Doda

E njëjta Juri, ka propozuar që të botohen në revistën letrare apo në një përmbledhje të veçantë, shumica dërmuese e tregimeve, ngase plotësisht i përmbushin kriteret letrare, si dhe një listë prej 10 poezishë, në revistën letrare, AGMIA.

Listën e këtyre krijimeve do ta publikojmë sapo ta marrim të plotë nga ana e Jurisë.

Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.