Duke qenë në pushtet, LDK, respektivisht kandidatët e saj për deputet të Parlamentit të Kosovës, e kanë shfrytëzuar këtë “privilegj” në Gjilan, për t’i bërë reklamë vetit, me vendosjen e posterëve në objektin e Administratës Komunale në Gjilan, duke shkelur kështu rregullat zgjedhore të përcaktuara me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës, thuhet në reagimin e PDK-së, së Gjilanit.
LDK në Gjilan, jo vetëm me ktë, por ajo po i mashtron dhe po i shantazhon qytetarët e Gjilanit, me projekte, sidomos të infrastrukturës rrugore, etj, me realizimin e të cilava ka filluar pikërisht tash në fushatë zgjedhore, po edhe në prag të zgjedhjeve komunale, që do të mbahen në fund të këtij viti, thuhet në reagimin e PDK-së.
Prandaj, kërkojmë nga organet përkatëse të ndërmarrin veprimet ligjore për pengimin e këtyre shkeljeve, me të cilat LDK-ja tashmë është e mësuar, thuhet në fund të reagimi të PDK-së.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017