Sot bashkë me qytetarët e Gjilanit dhe kandidatët për asamble pritëm në vizitë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku diskutuam për planprogramin tonë qeverisës që do t’i zgjidhë të gjitha problemet që i ka Komuna jonë.
Ardhja e Krasniqit në Gjilan nderoi jo vetëm strukturat e partisë, por të gjithë gjilanasit.
Ne para qytetarëve dhe kandidatëve për asamble komunale shpalosëm platformën tonë qeverisëse ku do të sigurojmë një arsimim, shëndetësi dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.
Unë si kryetare e ardhshme e Gjilanit zotohem se të gjitha premtimet e PDK-së do të realizohen në mandatin katër vjeçar dhe nuk do të ketë asnjë diskriminim, përkundrazi, ne do të udhëheqim qytetin me dinjitet e me duar të pastra!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/