“Kryetarët e nëndegëve të PDK-së, të Bresalcit, Poneshit e të nëndegës VII në “Dardani”, Haxhi Kurti, përkatësisht, Xhefi Pacolli e Izer Zeqiri, me nënshtabet e tyre, shfaqen gatishmërinë dhe motivin e lartë për mobilizim të këtyre nëndegëve për fitoren e PDK-së dhe të kandidatëve lokal”, thuhet në komunikatë ne PDK-së.
“Edhe në këto takime, kreu i degës Qemajl Mustafa, bëri thirrje për mobilizim masiv në mbështetje të programit më të mirë e pakonkurrencë, që ka afruar PDK, dhe të kandidatëve të Degës, të cilët duhet të mbështetën njëzëri, që të mos përsëritet gabimi në zgjedhjet e kaluara”.
“Poashtu edhe kandidatët: Ilir Tahiri, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha e Gani Neziri bënë prezentimin kandidues duke dhënë zotimet e tyre për përfaqësimin dinjitoz në veçanti të interesave të qytetarëve gjilanas, të Amoravës dhe të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në fund të komunikatës.