DYLON

Kurteshi-Emini: Reshat Ymeri është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve

Kurteshi-Emini: Reshat Ymeri është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve
Avatar photo Redaksia

Në 31-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Reshat Ymeri, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se Reshat Ymeri është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve.

“Sot e kujtojmë dhe nderojmë veprën e tij të lavdishme për kauzën e përgjithshme kombëtare për çlirimin e vendit, për arritjen e lirisë dhe për rezultatet që ne i prekim sot – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjilani në janar, përpos Reshat Ymerit, ka dhënë shumë heronj, siç është Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Kurteshi Emini.

EkoHigjiena

Ndryshe, para 31 vitesh, më 29 janar 1990, Reshat Ymeri (1962) u qëllua për vdekje nga policia serbe, derisa po demonstronte kundër dhunës dhe padrejtësive të Beogradit mbi shqiptarët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.