Reagimi i djeshëm i shefit të AAK në Gjilan, z. Rexhep Kadriu, përmes një gjuhe e fjalori të pakulturuar dhe aspak politik, me rastin e aderimeve të reja të disa aktivistëve dhe anëtarësisë së AAK në PDK, për hirë të korrektësisë dhe transparencës, i sqarojmë publikut se: ardhjet e reja të disa aktivistëve dhe anëtarëve të AAK, po edhe të subjekteve tjera politike, në PDK, të cilat, i bëmë publike përmes një komunikate fare modeste, nuk janë false as gënjeshtër, por është një akt real dhe objektiv i ndodhur në selinë e Degës së PDK-në Gjilan, më 09 mars 2017, thuhet në sqarimin e PDK-së së Gjilanit përcjellë Shefik Surdulli nga zyra për Informim.
Më tej në këtë sqarim të PDK-së thuhet:
Na vjen keq që, kryetari i AAK-së, z. Rexhep Kadriu, dhe ca të tjerë, kanë harruar se, ne (PDK-ja në Gjilan), ishim ata që I ndihmuam në themelimin e Degës së AAK në Gjilan, sidomos me mbushjen e sallave të tubimeve të AAK-së, me anëtarë tanë.
Këtë e bëmë, për asgjë tjetër, pos për për respektin që kishim (edhe tash që e kemi) për lidërët (ish komandantët e UÇK-së), z. Ramush Haradinaj, e sidomos për z. Ahmet Isufi.
Sa i përket, aderimit të z. Sokol Haziri, me familjarë e miq, siç keni ironizuar ju, është e vërtetë që kjo ka qenë ardhje e mëhershme individuale, por ardhjet e tanishme janë masovike ashtu siç e kemi publikuar dhe janë rezultat I zhgënjimit nga qeverisja e stërkequr nga koalicioni I juaj qeverisës, e në anën tjetër për shkak të vizionit të qartë të PDK-së dhe kryetarit Zenun Pajaziti, për Gjilanin ndryshe.
Tash po e paraqesim listën e ardhjeve në PDK, në mesin e tyre, edhe të dhjetë kryetarëve të nëndegëve të AAK-së në lokalitete të ndryshme në qytet dhe fshatra, ndonëse nuk dëshiruam të shkojmë më tutje:
Dr.Agim Kërqeli, kryetar I nëndegës, Rr. Prishtinës; Ilaz Zymberi, kryetar I Nëndegës “Dheu I Bardhë/1; Arbënor Haziri, kryetar I nëndegës “Dheu I bardhë/2”; Halit Bajraliu, kryetar I Nëndegës “Dheu I bardhë/3”; Bujar Shkodra, kryetar I Nëndegës “Iliria” Gjilan; Dërgut Kosumi, kryetar I Nëndegës “Livoq I Poshtëm; Kelmend Ramadani, kryetar I Nëndegës “Capar – Bukovik”; Rexhep Arifi, kryetar I Nëndegës /Muhaxhir të Shillovës; Elhami Zeneli, kryetar I Nëndegës Vrapqiç; Sabit Gashi, ud. Kryetar I Nëndegës “Lagja VIII”, Gjilan.
PDK e Gjilanit, nuk ka vija të kuqe për askë!