Në fshatin Cërnicë, fatkeqësisht janë njollosur disa nga dëshmorët e kombit. Portretet e dëshmorëve janë vendosur në tokë. Ky është akt i pa pranueshëm.
Tani po bëhen 2 muaj nga “përfundimi” i lapidarit dhe nga ajo ditë dy pllakat e dëshmorëve, si dhe emblema e shenjtë e UÇK-së, janë vendosur në tokë.
Disa ditë më parë, Lutfi Haziri për shkak të fushatës zgjedhore, pikërisht në fshatin Cernicë, e ngriti zërin artificialisht, pikërisht për këta dëshmorë. Luta nuk e zgjedh mjetin, për të grumbulluar vota.
Urgjentisht duhet të ndërmerren masa konkrete, dhe të rregullohen këto pllaka të dëshmorëve të kombit.
Sponsorizuar nga PDK