DYLON

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) z Shkelzen Sylaj në emër të ministrisë dhe z. Adem Gashi, drejtor i Departamentit të Operimeve dhe Mirëmbajtjes, në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ANP) ,,Adem Jashari”, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari’’, ka për qëllim mbështetjen në planin emergjent të LIMAK-ANP-së nga MFSK/FSK-ja.

Në tekstin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MFSK/FSK-së dhe Limak-ANP-së janë konkretizuar aspektet e këtij bashkëpunimi dhe janë caktuar njësitë e specializuara të cilat do të reagojnë në raste emergjente; njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile dhe Kompania e Mjekësisë, të cilat FSK-ja do t’i angazhojë në rastet kur Limak-ANP-ja kërkon nga FSK-ja.

EkoHigjiena

Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe se përgjegjës për zbatimin e saj janë të dy palët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.