Dega e PDK-së në Viti, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet, siç thuhet nga ky subjekt, për keqpërdorimet që po ndodhin në njësinë e pyjeve (pylltarinë) në Viti.
Në një reagim të PDK-së, thuhet se para disa muajve kryetari i komunës Sokol Haliti emëroi ushtrues detyre një militant partiak dhe prej atëherë filluan keqpërdorimet dhe pa procedura ligjore e tenderuese u shitë masa drunore e konfiskuar.
“Sokol Haliti që prej ardhjes në pushtet vazhdimisht po njollos imazhin e komunës së Vitisë dhe po shfrytëzon institucionet publike për përfitime personale. Sot u raportua në media për arrestimin e ushtruesit të detyrës së pylltarisë në Viti, për tjetërsimin e masës drunore. Përgjegjësia morale dhe juridike bie edhe mbi Halitin dhe Prokuroria shtetërore do duhej të zgjeroi pistën e hetimeve”, thuhet tutje në reagim.
.
Për Degën e PDK-së në Viti, prona publike është e shenjtë dhe kërkojmë marrjen e gjitha masave të duhura ligjore në mënyrë që në këtë institucion dhe institucionet tjera të kthehet rendi dhe ligji, por është vërtetuar se me këta njerëz në qeverisje kjo është e pamundur, thuhet në fund të reagimit që në adresën e redaksisë erdhi nga PDK-ja Dega në Viti.