Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan denoncon, me dëshmi dhe pamje autentike, ekipin mobil të KKZ-së në Gjilan, i cili është i dedikuar për t’ua ofruar mundësinë e votimit rasteve të veçanta, se sot rreth orës 14:30 në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ky ekip ka ndaluar te zyrat e LDK-së në këtë fshat pët t’u furnizuar me material propagandues të LDK-së që t’ua imponojë atë votuesve të vizituarm thuhet në reagimi ne PDK-së.
PDK, përkundër pritjes së rezultatit fitues, megjithëkëtë kërkon ruajtjen e rendit dhe respektimin e kodit zgjedhor, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, vëzhguesve ndërkombëtarë, e posaqërisht atyre të Ambasadës Amerikane, për të ndërhyrë në këtë tendencë të ndikimit në zgjedhje.
Kjo assesi nuk do të ndikojë në rezultatin final, por është i papranueshëm si veprim dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor. Për më tepër, ne si PDK na jep të kuptojmë se ky është tregues i panikut të LDK-së, duke pasur parasysh këtu edhe disa shkelje më të vogla që në mëngjes, disa prej të cilave edhe nuk i kemi raportuar duke qenë të vendosur për ta ruajtur qetësinë dhe rendin zgjedhor, thuhet në reagimin e PDK-së, lëshaur nga Departamenti për Media I këtij subjekti politik.