Pas deklaratave të Vehid Ibrahimit se nëndegët e porsaformuara të PD-së, ajo e fshatit Muqibabë dhe ajo e fshatit Velekincë, pushojnë aktivitetin e tyre në Partinë e Drejtësisë, ka reaguar Dega e PD-së në Gjilan, sipas të cilit reagim që e përcjell kryetari i degës Skender Berisha, këto nëndegë konfirmuan se i mbeten besnike këtij subjekti, ndërsa ikjet i vlerësojnë individuale qoftë të Ibrahimit, qoftë edhe të Naser Morinës që ishte dorëhequr ditë më parë.
Lexo edhe: Aventurë jetëshkurtër e Partisë së Drejtësisë në Muqibabë e Velekincë!
Lexo edhe: Partisë së Drejtësisë (PD) i iku një kuadër i rëndësishëm!
“Në lidhje me shkrimin e publikuar në Portalin “2lonline.com”, ku thuhet se nëndegët në Muqibabë dhe Velekincë e shuajnë aktivitetin e tyre në PD, kryesia e degës njofton opinionin se deklaratat e Ibrahimit janë të pavërteta, sepse të dyja këto nëndegë konfirmuan se mbeten besnike të këtij subjekti”, thuhet në reagimin e degës së PD-së, përcjell përmes kryetarit Skender Berisha.
Në reagim thuhet tutje se: “Individët e pakënaqur si Naser Morina e Vehid Ibrahimi mund të largohen nga partia, por ata nuk mund t’i shuajnë nëndegët sepse strukturat e një subjekti nuk varen nga vullneti apo inati i një individi”.
“Vehid Ibrahimi dhe Naser Morina, të dy të vetlarguar nga partia për interesa të ngushta personale, nuk kane të drejtë të flasin në emër të PD-së. Ibrahimit që sot i merret e drejta e përfaqësimit të nëndegës në Muqibabë, e cila do të vazhdojë aktivitetin me anëtarët e mbetur, ndërkohë do të plotësohet me anëtarë të rinj. Ndërkaq, kryetari i nëndegës në Velekincë, Fatlum Vokshi, e konfirmoi edhe sonte, se do të vazhdojë aktivitetin në PD”, vazhdon tutje reagimi i degës së PD-së së Gjilanit.
“Gjithashtu nënkryetari i nëndegës për çështje rinore Avni Ibrahimi në nëndegën Muqibabë konfirmimin se nëndega vazhdon aktivitetin politik”, thuhet në fund të reagimit të degës së PD-së në Gjilan.