Aventurë jetëshkurtër e Partisë së Drejtësisë në Muqibabë e Velekincë!

Aventurë jetëshkurtër e Partisë së Drejtësisë në Muqibabë e Velekincë!

Vetëm pak ditë pasi Partia e Drejtësisë (PD) ishte bërë me nëndegë në Muqibabë dhe në Velekincë të Gjilanit, krerët e këtyre nëndegëve kanë bërë me dije për 2LONLINE.com se PD-së në Gjilan i largohen këto dy nëndegët e porsaformuara.

Shih: Vehid Ibrahimi, zgjedhet kryetar i nëndegës së PD-së në Muqibabë

Vehid Ibrahimi nga Muqibaba, i cili ditë më parë deklaroi se aderon së bashku me kryesinë e nëndegës së LDK-së, në PD, ka bërë me dije sot se dëshiron t’i njoftojë të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë se nëndegët e porsaformuara para një jave, ajo e fshatit Muqibabë me atë kryetar, si dhe ajo e fshatit Velekincë, me kryetar Fatlum Vokshin, pushojnë aktivitetin e tyre në Partinë e Drejtësisë.

Pakënaqësitë kanë ardhur si pasojë e dorëheqjes nga të gjitha funksionet e profesor Naser Morinës nga të gjitha detyrat në degën e Gjilanit dhe në qendër, në Prishtinë, në Partinë e Drejtësisë, ka sqaruar Ibrahimi për 2LONLINE.

Morina, që shihet se dorëheqja e tij i ka afektuar nëndegët e porsaformuar, nga drejtuesit e derisotshëm të këtyre nëndegëve është parë si kontributdhënësi më i madh që ato u jetësuan javë më parë. Po ashtu e vlerësojnë si figurë kyçe e PD-së në këtë anë, andaj nuk kanë mundur të “përpijnë” ikjen e tij nga PD-ja.

Largimin e tij nga PD-ja e ka bërë të ditur ditë më parë, vet Morina për 2LONLINE.

Shih: Partisë së Drejtësisë (PD) i iku një kuadër i rëndësishëm!

Përndryshe, Muqibabën, këtë fshat të brezit kufitar, e kishte vizituar, ditë më parë edhe kreu i PD-së, Ferid Agani, me rastin e formimit të nëndegës së këtij subjekti politikë.

Në fund të vizitës që bëri Agani në këtë pjesë të brezit kufitar ai bëri thirrje që institucionet të jenë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të kësaj ane dhe të shtrijnë dorën e shtetit edhe në këtë pjesë dhe të krijohen kushtet elementare për jetesë, duke krijuar infrastrukturë dhe ujë të pijshëm për të gjithë, dhe një herë e përgjithmonë ta ndjejnë edhe këta banorë se janë të barabartë me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shih: PD: Thyhet “miti” i liderit, Agani në Muqibabë!

KOMENTE