DYLON

Vjen çmimi i parë ndërkombëtar për këngën “Zemër” nga Dhurata Dora

Vjen çmimi i parë ndërkombëtar për këngën “Zemër” nga Dhurata Dora
Avatar photo Elife Sherifi

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, sidomos pas bashkëpunimit të saj të bujshëm me këngëtarin me origjinë algjeriane ‘Soolking’, me këngën ‘Zemër’ e cila theu rekorde të dëgjueshmërisë dhe u kthye menjëherë në një hit.

E si duket sukseset e këtij projekti nuk kanë të ndalur.

Vetë këngëtarja, Dhurata Dora përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se projekti i saj ‘Zemër’ në bashkëpunim me Soolking është shpallur si ‘Gold International’ në nivel ndërkombëtar pas suksesit që kishte.

EkoHigjiena

“Nuk kam fjalë të tjera pos të ju falënderoj, #Zemër u kthye në ‘GOLD’, Ju dua!”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.