Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat përkatësisht zyrtari i mjedisit, Musah Ismajli, së bashku me kompaninë “Elbau” gjatë ditës së shtunë kanë bërë pastrimin e deponive ilegale në qytetin e Kamenicës.
Pastrimi i deponive ilegale është bërë në tri lokacione: Te Parku i Qytetit, te Spitali si dhe tek ish Hangari afër Çerdhes.
Luten qytetarët e Kamenicës të tregojnë kujdes në ruajtjen e ambientit dhe vendit ku ata hudhin mbeturina, thuhet në komunikat e Komunës. /2LONLINE.com/