Bajram Hasani, tani së fundi ka marrë në drejtim Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, e atij në vizitë i ka shkuar sot, një mik nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Gani Neziri, i cili është vlerësuar nga Hasani për kontributin e madh në të mirë të vendit, ndërsa, sa i përketë asaj se nuk i takojnë të njëjtit subjekti, ai është shprehur se: Partitë nuk na ndajnë!
Ja postim i tij i plotë:
Partitë nuk na ndajnë!
Sot me vizitën e tij në zyrat e AAK-së më nderoi miku im Gani Neziri nga PDK.
Ish- i burgosur politik, veprimtar i shquar para dhe pas luftës, ushtar i lirisë, Ganiu edhe sot vazhdon veprimtarinë në të mirë të Kosovës.
Me Ganiun është kënaqësi të takohesh dhe të bisedosh për shumë çështje. I urtë, i mençur dhe mbi të gjitha një burrë me shumë dinjitet.
Faleminderit mik!