DYLON

Vlerësohet lartë bashkëpunimi në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë

Vlerësohet lartë bashkëpunimi në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia Shqiptare dhe theksoi se vlerëson lartë bashkëpunimin në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

EkoHigjiena

Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve, më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve. Pas një prezantimi të bërë nga Policia e Kosovës për punën dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të informacionit të burimeve të policisë, palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë si dhe mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.