Shfaqja teatrale “Parfumeria”, nga Haqif Mulliqi, me regji të Fatmir Hysenit, e me aktorë Naser Zymberi dhe Ramadan Kurti, vjen premierë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me datë 22 tetor, ora 20:00. Repriza e parë më 23 tetor.
PARFUMERIA
Autor: Haqif Mulliqi
Regjia: Fatmir Hyseni
Aktorë: Naser Zymberi dhe Ramadan Kurti
Skenografia: Bekim Korça
Kompozitor: Memli Kelmendi
Kostumografia: Eleonora Gagica
Për shfaqjen:
Dy shokë të pandashëm që nga fëmijëria, Spajsi dhe Bruti, janë të dashuruar marrëzisht me të njëjtën grua, Merin. Të kapur nga emocionet e së shkuarës tani, në një azil pleqsh, ata përballen me ndjenjat e tyre të fshehura.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe dashurisë për njëri-tjetrin, xhelozia, urrejtja, gënjeshtrat e së kaluarës dhe e vërteta rreth dashurisë së tyre për Merin, shpërthejnë në një përballje finale.
Kjo përballje jo vetëm që zbulon plagët e tyre më të thella, por i çon edhe drejt një përfundimi tragjik, ku për herë të parë ata përballen jo vetëm me të vërtetën e dashurisë së humbur, por edhe me fundin e jetëve të tyre.
Shfaqja është projekt individual nga Naser Zymberi dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. /2LONLINE/