Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ja parashikimi i motit për pesë ditë (20- 24 mars 2023).
E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen per rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros , ndersa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.
E martë- Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.
E merkurë- Mot i vtanët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundesi per riga shiu të intensitetit të dobët.
E enjte- Mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.
Të kujtojm se23 marsi është dita Botërore e meteorologjike.
E premte-Mot i ngjashem me diten e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.
Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s. /2LONLINE/