DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje, vdekje e dyshuar, vjedhje e aksident trafiku me lëndime

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje, vdekje e dyshuar, vjedhje e aksident trafiku me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, vdekje e dyshuar, vjedhje e aksident trafiku me lëndime,  transmeton 2LONLINE.com. Këto raste janë regjistruar në Novobërdë dhe Gjilan.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

Novobërdë 19.03.2023-13:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit rasti  vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

VDEKJE E DYSHUAR

Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në  shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

VJEDHJE

Rr. Avdullah Presheva, Gjilan 19.03.2023 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ka kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.03.2023-18:25 Drejtuesi i veturës mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, ka humbur kontrollin mbi veturën duke dalur nga rruga dhe është përplasur në murin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër kosovare e cila pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.