Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë javës.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.
Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. /2LONLINE/