• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

Redaksia 2LONLINE 22 Maj, 2022 3 min
 Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

Në përmbyllje të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pa nga afër stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave,  gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.

Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut.

Ushtarakët tanë treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

KOMFSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt.

Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA-të, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohemi.­ /2LONLINE/

Etiketa:Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari Komandanti i FSK-së rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti potencon rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët Italian

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com