Notari, Arti Krasniqi për pak nuk arriti ta fitonte medaljen e bronztë në lojërat mesdhetare në rërë ”Patra 2019”.
Notari kosovar doli i katërti në disiplinën 5- kilometra në ujëra të hapur, nga 16 garues pjesëmarrës.
Koha e tij ishte 59 minuta e 49.10 sekonda, vetëm 22 sekonda më shumë se sa medalisti i bronztë, greku Georgios Arniakos.
Dy vendet e para u takuan italianëve: Andrea Manzi (57.57.20) dhe Marcello Guidi (57.57.8).