DYLON

Ekipi kosovar mbyll garat në LMR Patra 2019, hyn në dymbëdhjetë ekipet më të mira

Ekipi kosovar mbyll garat në LMR Patra 2019, hyn në dymbëdhjetë ekipet më të mira
Avatar photo Elife Sherifi

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, shënuan fitore në ndeshjen ndaj Andorrës, në lojërat mesdhetare në rërë ”Patra 2019”.

Djemtë  triumfuan 2:0 në sete (21:15 dhe 27:25), në kuadër të grupit B, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ndërsa, gjatë pasdites ekipi kosovar ka pësuar humbje nga Greqia, 2:0 në sete (21:11 dhe 21:16), në ndeshjen që vlente për kualifikim në çerekfinale.

EkoHigjiena

Kosova e mbyll garimin me arritje në top 12-she, pas fitores që shënoi sot ndaj Andorrës 2:0.

Një ditë më herët, edhe vajzat mbyllën garat, duke pësuar dy humbje ndaj kundërshtareve të forta si Sllovenia e Franca, me të cilët bënë paraqitje të mirë dhe deri diku ishin rivale të barabarta.

Ekipi i vajzave u përbë nga dyshja: Valmire Ramadani e Dhuratë Sylejmani, me trajneren Vildane Jashari.