Zyra e deputetit popullor në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani është duke pranuar ankesat e qytetarëve të cilëve ju ka pasivizuar vendbanimi nga organet kompetente. “Luten të gjithë qytetarët që u janë pasivizuar vendbanimet dhe iu është shlyer emri nga regjistrat shtetërore ose edhe personat që njohin dikë që i është pasivizuar ndonjë anëtar i familjes nga regjistrat që rastin të e paraqesin tek zyra jonë”, thuhet në njoftimin e zyrës së deputetit popullorë që gjendet brenda objektit të komunës në Bujanoc, transmeton Titulli.com.
Sipas njoftimit qëllimi është të kemi një numër sa më të saktë të personave fizik me këtë problem dhe të krijojmë një databazë me anë të së cilës do të merren hapa të mëtutjeshëm për zgjidhjen e këtij problemi serioz për pakicën shqiptare në Serbi. Zyra e deputetit është e hapur dy herë në javë ditën e Hënë dhe të Mërkurë nga ora 10:00-15:00.