Në pikë-kalimin kufitar, Dheu i Bardhë, në kuadër të planit operativ për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm.
Një autobus në hyrje të Republikës së Kosovës është selektuar për kontroll detaje nga njësitë anti-kontrabandë. Gjatë kontrollit së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji.
Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë.
Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sigurinë doganore dhe për të garantuar zbatimin e standardeve të larta në të gjitha procedurat e saj, thuhet në njoftimi ne Doganës. /2LONLINE/