DYLON

Gagica: I lumtur që Gjilani ka kompani që meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare

Gagica: I lumtur që Gjilani ka kompani që meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare
Avatar photo Redaksia

“Shumë i lumtur që Gjilani ka kompani të cilat meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare.  Bashkë me sektorin për ekonomi në kuadër të degës së AAK-së në Gjilan, vizituam sot kompaninë për përpunimin e metaleve “Union Metal”, e cila tanimë është storie suksesi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar  i AAK-së në Gjilan.

Ai tha se aty u pritën jashtëzakonisht mirë nga drejtori gjeneral, Nexhmedin Sinani, i cili i informoi në detaje e me saktësi për punën që bënë kjo kompani dhe për sfidat me të cilat përballen ata në punën e tyre.

EkoHigjiena

Gagica bëri me dije se “Union Metal’ ka të punësuar disa dhjetëra punëtorë, me tendencë të rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre. Eksporti i prodhimeve të “Union Metal” në në vendet më të fuqishme të BE-së, e bënë edhe më të fuqishme dhe më premtuese këtë kompani.

“Si Aleancë e si koncept politik, jemi të vendosur fuqishëm që t’i mbështesim kompanitë podhuese vendore, sepse e kuptojmë saktë se vetëm kësisoj Kosova mund të përjetoj zhvillimin e nevojshëm ekonomik, gjenerimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e pagave dhe të cilësisë së prodhimeve. Do të jemi krah tyre në secilën rrethanë e vazhdimisht”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.