Policia e Kosovës ,gjegjësisht njèsitet e Taskë Forcës -Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Më datë 24.09.2024 nga njësia e “Task Forcës”-DRK-Lindje Kaçanik në brezin kufitar RKS-SRB në rrugēn malore nga fsh.Konqul-Bujanoc në drejtim të fsh.Korminjan-Ranilluk -RKS është identifikuar një traktor me rimorkio te improvizuar i cili ishte i mbuluar.
Drejtuesi i auromjetit( traktorit )është arrit tē ndalet në hyrje te fsh.Korminjan.
Gjatë kontrollit është pare se i njejti kishte të ngarkuara mallra komerciale si në vijimë :
Birra,alkool,barna për kafshë,keqap , majonez etj .për të cilin mall nuk kishte asnjë dokument.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli se bashku me traktorin dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/