Me datë 15.04.2023 në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në tri lokacione të ndryshme.
(1) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Mazgit, (2) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje/dalje Prizren Veri dhe (3) Autostrada “Arben Xhaferi” në afërsi të hyrje/dalje në Babush, ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë (7) gjoba si dhe të njëjtit janë shpërndarë. /2LONLINE/