DYLON

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Roswall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

EkoHigjiena

Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.