Eliminimi i FC Prishtinës në rrethin e parë para eliminator në Ligën e Evropës ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.
Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, akuzoi klubin për kurdisje të ndeshjes.
Për këtë, Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi ka paralajmëruar që Prishtina do ta padisë Kastratin.
“FC Prishtina do të ngris padi ndaj atyre që kanë thënë se ndeshja me St Joseph’s ka qenë e kurdisur”, tha Muqiqi në një emission televiziv.
Prishtina nuk arriti të kalonte skuadrën gjysmë-amatore St Joseph’s duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:1.