DYLON

Feronikeli – AC Milan më 10 gusht, fillon shitja e biletave

Feronikeli – AC Milan më 10 gusht, fillon shitja e biletave
Avatar photo Elife Sherifi

Sot ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – AC Milan. Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të zhvillohet më 10 gusht, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për gjithë tifozët të cilët do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” do të kenë mundësinë të shohin për se afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Ligës së Kampionëve në Prishtinë që klubi i njohur Milan e ka fituar.

Siç ka njoftuar organizatori i ndeshjes Feronikeli – AC Milan, Agron Selimi, çmimet e biletave do të variojnë varësisht prej pozitave që do të zgjedhin tifozët për të parë ndeshjen.

EkoHigjiena

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën VIP kushtojnë 155 euro”, kishte deklaruar Selimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.